AKTUALITET, 8 Tetor 2023, 14:06

Vlorë/ 23 vjeçarja përplas gjashtë makina të parkuara, përfundon në spital

Vlorë/ 23 vjeçarja përplas gjashtë makina të

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.