TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej dy ditësh është në jug të vendit, si në Berat dhe fier, ku thotë se ka takuar njerëz të shumtë që përkrahin idetë e tij për qeverisjen e vendit.
Sot paradite, ai tha se takoi disa njerëz në qendër të Fierit që po shijonin rrezet e ngrohta të diellit, ose ishin në punën e tyre, por sipas tij, ata i thanë se kishin diskutuar gjatë për problemet e shumta.
Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në rajon, ndërsa thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i PD.
Statusi i Bashës
“Në qytetin e Fierit u takova dhe bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin.
Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të veshtirë situatën për mijëra familje.
Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.
Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”, shkruan kreu i PD.