AKTUALITET, 8 Tetor 2023, 13:51

Bie ashensori në një pallat në Tiranë, humb jetën 58 vjeçari

Bie ashensori në një pallat në Tiranë, humb jetën 58

Një shtetas ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se ashensori i një pallati në ndërtim, ka rënë nga kati i parë në katin -1. 

Ngjarja ka ndodhur te ish Fusha e Aviacionit. 

Viktima është 58 vjeçari T.M, për të cilin familja kishte kallëzuar në polici se nuk ishte kthyer në banesë. 

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.