AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 16:26

Bie aksidentalisht nga objekti ku punonte, ndërron jetë 65-vjeçari

Bie aksidentalisht nga objekti ku punonte, ndërron jetë

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa punonte.

Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë, ndërsa policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.