TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga janë vendosur të rinjtë me iniciale E.H. 21 vjeç dhe E.R. 28 vjeç.
Ata u kapën duke vjedhur në një lokal në pronësi të shtetasit P.F. Pas identifikimit në polici, ata rezultuan të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera në dy dyqane.
Policia ka arrestuar dhe një 31-vjeçar me iniciale K.S. i cili dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit me iniciale A.D.
Policia e Durrësit:
Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim: shtetasit;
-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit:
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.