AKTUALITET, 12 Shkurt 2022, 15:51

Nënkryetari i PD Shkodër, Ndoc Ashta: Në 6 mars, Bardh Spahia do të fitojë thellë!

Nënkryetari i PD Shkodër, Ndoc Ashta: Në 6 mars, Bardh Spahia do

Ndoc Ashta, nënkryetar i degës së PD në Shkodër, u shpreh se kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', Bardh Spahia, do të fitojë thellë në zgjedhje e 6 marsit. 

"Ne, në 6 mars do të fitojmë thellë. Z.Bardh Spahia do të jetë një administrator shumë i mirë. I bëj thirrje të rinjve, i bëj thirrje ish të përndjekurve, sepse edhe Bardhi i përket kësaj shtrese, ta mbështesin.

Bardh Spahia do të jetë përfaqësuesi dinjitoz, administratori dinjitoz i bashkisë së Shkodrës. Zoti Berisha ju garantoj se do ta fitojmë thellë bashkinë e Shkodrës", u shpreh Ashta.