AKTUALITET, 12 Shkurt 2022, 15:19

Basha sulmon Berishën: Bën aleancë me Qifen, Dakon dhe Doshin

Basha sulmon Berishën: Bën aleancë me Qifen, Dakon dhe Doshin

Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas sulmeve të këtij të fundit.

Berisha ishte sot në Rrogozhinë për të prezantuar kandidatin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë", ndërsa sulmoi atë të PD-së, Ferdinand Saraçin, duke e cilësuar si kopje të Lulzim Bashës.

Përmes një deklarate, selia blu thekson se “Berisha sulmon demokratët dhe bën aleancë me Qifen, Dakon e Doshin”. Sipas PD, nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.

Reagimi i plotë:

Dite e re, mashtrim i ri.

Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.