AKTUALITET, 12 Shkurt 2022, 14:34

Grabisnin banesa në zona të ndryshme në Spanjë, goditet banda kriminale, arrestohen dy shqiptarë

Grabisnin banesa në zona të ndryshme në Spanjë, goditet

Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal që operonte në vend. Në kuadër të operacionit "Albarrois" që u krye në bashkëpunim me ekipin e policisë së Gardës Civile të  A Corunja, kanë rënë në pranga edhe dy shqiptarë.

Grupi ishte i njohur për grabitje të banesave  në komuna të ndryshme të Galicisë dhe aktualisht akuzohen për katër grabitje të zbardhura në zonat Teo dhe Oleiros.

hetimi erdhi si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm nga Gara Civile për organizatat e dyshuara për grabitje. Si rezultat i hetimeve u zbulua një grup që tërhoqi vëmendjen e hetuesve.

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni pas të arrestuarve u gjet edhe një mjet i braktisur në një zonë pyjore pranë Vilalbër (Lugo) dhe brenda saj u gjetën prova që lidhnin drejtpërdrejt të arrestuarit me grabitjet e hetuara.

Sakaq dy shqiptarët e arrestuar janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Betanzos, ndërsa operacioni vijon ende për identifikimin e pjesës tjetër të grupit.