TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Rrogozhinë, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi gjithashtu edhe kandidatin e Bashës, Ferdinand Saraçin, duke e cilësuar atë si kopje të këtij të fundit.

“Në 6 mars ti themi mjaft Edi Ramës. Përballë Hekuran Xhanit qytetarit të këtyre trevave, shërbëtorit të përkushtuar të qytetarëve, demokratit të ndershëm, njeriut që ka sakrifikuar vite, djersë në shërbim të fermerëve të kësaj zone, demokratit të orëve të para, të palëkundur, përveç Edisonit të Edi Ramës, del tani edhe Ferdinandi i Lul bravës.
Ferdinandit do ti them dy fjalë, ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës, por me aktin dhe gjestin tënd tregove se kurrë nuk e ke merituar votën e tyre.
Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, ti po të kishe ambicie për krenar bashkie i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, votën e lirë. Pra pranoje atë që pranuan pesë demokratë të kësaj zone dhe që në fund dolën më të bashkuar sesa ditën kur hynë në garë.
U bashkuan te vota e lirë. Asnjë prej tyre nuk pati frikë nga vota. Le të pyes unë këtu demokratët; a është jetike liria për ne? A ka liri të vërtetë pa votë të lirë, cila është vota e lirë e Edvin Ramës, është ndalimi i votës së PS nga viti 2019. Votë për Ramën do të thotë sistem patronazhistës, përdorim fondesh publike, angazhim i bandave.
Por cila është vota e lirë për Lulëzim bravën, më duhet të them edhe për shtojcën e tij Saracin, vota e tyre është 1958 vota janë 5004 vota.
A nuk është kjo një fyerje? A nuk është kjo një fyerje e rëndë për qindra mijëra mbështetës që votuan PD? A nuk është kjo një fyerje e rëndë për çdo shqiptar. Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulëzim bravës.
Çfarë ndodh? Lulzim brava duke e ditur se është i nxirë nuk shkon ti paraqesë kandidatët e tij, nuk del vetë, që qytetarët të mos kujtojnë se janë kandidatë të tij por janë të logos që ka rrëmbyer me policë të Edi Ramës.
Ndaj edhe bëj thirrje mençurisë suaj, mos gaboni të votoni për Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. logo e fitores është “Shtëpia e Lirisë”, deklaroi Berisha.
