AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 22:36

Vihet në pranga 36-vjeçari shqiptar/ Kapet me kokainë në Itali, si e kishte fshehur drogën në makinë dhe në shtëpi tek…

Vihet në pranga 36-vjeçari shqiptar/ Kapet me kokainë në

Karabinierët kanë vendosur në pranga një 36-vjeçar pasi është kapur me kokainë në sediljen e pasme.

Më pas policia italiane ka kontrolluar edhe shtëpinë e 36-vjeçarit ku u gjetën më shumë se 2 mijë euro cash dhe doza të tjera droge. Gjatë kohës së kontrollit në makinën e shqiptarit ku i fundit ishte shfaqur i nervozuar dhe i shqetësuar.

Polica vendosi të kontrollojë më tej duke kontrolluar shoferin dhe makinën e tij, duke zbuluar se ai fshihte në sediljen e pasme kokainë prej 55.5 gram, të mbuluar me një pulovër.

Operacionet e kërkimit, të shtrira më pas në shtëpinë e 36-vjeçarit, bënë të mundur gjetjen e 31 gramëve të tjera kokainë, tashmë të ndarë në 45 doza të fshehura shumë mirë brenda një zgavre në verandë.

Krahas drogës, karabinierët gjetën para cash prej 2330 eurosh,  me gjasë si rezultat i shpërndarjes së drogës, si dhe dy celularë. Policia arrestoi shqiptarin të akuzuar për trafik droge duke e shoqëruar në burgun e Vareses në dispozicion të organeve të drejtësisë.