TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë, do të pritet me një manifestim.
Kryeministri Edi Rama do të organizojë një manifestim më datë 28 korrik në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.
Një ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarët e rinj të degëve të PS-së në rrethe.
Mësohet se, pas takimit, drejtuesit politik të qarqeve kanë zhvilluar takime informale me kryetarët e degëve, ku u kanë lënë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.
Të njëjtën porosi, drejtuesit socialistë, pritet t’ua lënë edhe kryebashkiakëve, të cilët pritet t’i mbledhë në një takim gjatë fundjavës.
Përtej orarit dhe vendit, nuk dihet ende asnjë detaj lidhur me këtë manifestim.