AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 19:32

Dyshohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit, arrestohen 14 policë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Shkodër

Dyshohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit,

Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 efektivë policie dhe ish-efektivë policie, si dhe punonjës dhe ish-punonjës.

Sipas News24, 14 të arrestuarit janë të dyshuar për abuzim me një tender.

Bëhet fjalë për tenderin për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësi të Madhe para 4-5 vitesh.