AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 17:51

Bardhi i përgjigjet kryebashkiakut të Divjakës: Grupi i PD, i vendosur ta pastrojë politikën nga persona me rekorde kriminale

Bardhi i përgjigjet kryebashkiakut të Divjakës: Grupi i PD, i

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, pas akuzave për trafikimim të qenieve njerëzore. Bardhi shprehet se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale.

“Lexova një reagim të një trafikanti qeniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve.”