AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 21:46

"Hakerat mund të kenë akses në databazat e ministrive"/ Eksperti flet për sulmin kibernetik që tronditi Shqipërinë

"Hakerat mund të kenë akses në databazat e ministrive"/
Genti Progni në TPZ

Genti Progni, eksperti i IT, ka folur për sulmin kibernetik me të cilin u përball Shqipëria ditët e fundit, i cili nxorri jashtë përdorimit e-albania dhe të gjithë shërbimet ndaj qytetarëve. 

I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Progni sqaroi cilat mund të jenë dëmet më të mëdha që shkakton sulmi dhe të dhënat që mund të jenë aksesuar dhe kopjuar, duke përfshirë databazat e ministrive. 

Pjesë nga biseda: 

Genti Progni: Unë kisha edhe një debat në një televizion me një nga ekspertët, që është përfshirë edhe në ndërtimin e sistemit, ai e pranoi që ka qenë dy lloj sulmesh.
Njëri për të tërhequr edhe vëmendjen nga ransomware, që do të bënte enkriptimin e të dhënave. Për të shmangur sulmin DDos, ransomware do ketë bërë punën e vetë.
Mendoj se do të jetë kapur në kohë, përderisa janë rikthyer. E vetmja mbrojtje për këto sulme është ta fikësh sistemin dhe ta nxjerrësh offline. E-albania ka patur fikje të plotë. Rikuperimi erdhi duke zbuluar ku ka qenë sulmi.

Ylli Rakipi: Cilat janë të dhënat më sensitive që mund të dëmtonin shtetin dhe qytetarët?

Genti Progni: Mund të kesh akses të plotë në çdo databazë ministrie. Nëse kopjohet ose enkriptohet është dëm shumë i madh për shtetin shqiptar. Mendoj se aty është kërkuar një shumë parash.