TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozitarët pretenduan se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë “mësynë” të armatosur në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Madje, ata thanë se një prej tyre gjatë përplasjes me deputetët e opozitës këcënoi demokratin Luan Baçi dhe Bledjon Nallbatin.
Gjithashtu, në media qarkulloi dhe një video ku efektivi i FNSH-së u pa teksa gjatë përplasjes me deputetët demokratë vendosi dorën te vendi ku pretendohej të kishte armën e shërbimit.
Ky lajm u hodh poshtë më herët nga vetë Policia e Shtetit të cilët përmes një reagimi zyrtar bënë me dije se asnjë prej efektivëve të Policisë të cilët ndodheshin në tubim nuk ishte i armatosur.
Pas këtij reagimi të bluve është zbuluar se pajisja e efektivit të FNSH-së që alarmoi deputetët demokratë nuk ishte një armë, por një sprai djegës.