TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frroku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja pse Fran Frroku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Katër vite më parë, ish- kryetari i bashkisë Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Lezhës me 4 vite burg për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhur.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 2 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij zbriti në 1.4 vite burg.
Ai u shpall fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” në lidhje me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.
Gjithashtu, ai u dënua nga GJKKO dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi.