AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 14:53

VIDEO/ U arrestua me urdhër të SPAK-ut, ish-ministri Lefter Koka mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

VIDEO/ U arrestua me urdhër të SPAK-ut, ish-ministri Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK-ut, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Siç duket në pamjet e siguruara nga LSA, Koka ka qenë pa pranga dhe i pashoqëruar përbri me efektivë policie.

Pas urdhrit të SPAK, Koka ishte në shtëpinë e tij, ku policia ushtroi kontroll banese.