TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Albana Vokshi reagoi pasi ish-kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, deklaroi se do tëngrejë padi në SPAK ndaj Kuvendit të Rithemelimit.
Mes emrave të paditur ishte edhe ai i Vokshit. Kjo e fundit tha se çifti Rama-Basha nuk e ndal dot rrugëtimin drejt rithemelimit të PD-së.
Postimi i plotë:
Fytyra e turpit të Lulzim Bashës!!!
Për ironi të fatit, unë jam paditur e kallzuar si nga Edi Rama ashtu edhe nga Lulzim Basha….
Përgjigjen e pyetjes: cfarë kanë të përbashkët Edi dhe Luli, besoj e gjeni vetë.
Çifti Rama - Basha nuk do të na ndalë dot në rrugëtimin tonë paqësor, për rithemelimin e PD si parti konservatore, parti e frymës së lirë dhe standardeve europiane.
Rrugëtimi më i bukur ndonjëherë, që nisi me shkarkimin e Lulzim Bashës me votë unanime të 4446 delegatëve të Kuvendit të parë Kombëtar të PD të thirrur nga vezë ata.