AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 12:24

Arrestohet ish ministri Lefter Koka

Arrestohet ish ministri Lefter Koka

Arrestohet ish-ministri Lefter Koka. Mësohet se Koka është arrestuar pas padisë për dosjen e inceneratorëve.

Lefter Koka,ka mbajtur postin e Ministrit të Mjedisit nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Koka kandidoi për deputet në rradhët e Partisë Socialiste, por në mënyrë të beftë hoqi dorë nga mandati i deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit në Qarkun e Durrësit.

Akuzat:

SPAK ka zbardhur skemën se si ish-ministri Lefter Koka është paguar nga dy kompanitë koncensionare të Inceneratorëve, të drejtura nga Klodian Zoto dhe nga Stela Gungallia.

Sipas SPAK ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfituar rreth 3, 685, 000 euro nga kompanitë “Albtek Energy me administatore dhe ortake të vetme Stela Gugallia dhe “Integrated Technology Services”, e drejtuar nga Klodian Zoto.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion bën të ditur se paratë ndaj ish-ministrit janë dhënë tërhorazi nga kompani të të afërmëve të tij dhe janë maskuar sikur këto të fundit kanë ofruar shërbime.