AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 11:18

“Trafikante apartamentesh”, Grida Duma humbet gjyqin me Veliajn

“Trafikante apartamentesh”, Grida Duma humbet gjyqin me Veliajn

Gjykata e Posaçme e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, pasi ky i fundit u padit nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma për shpifje.

Duma e ka paditur kryebashkiakun për shpifje më 24 mars në Gjykatën Penale pasi Veliaj e akuzoi “si trafikante të njohur apartamentesh”.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.