AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 11:33

Kryetari i shkarkuar shkon në gjykatë, zbulohet lëvizja e Bashës

Kryetari i shkarkuar shkon në gjykatë, zbulohet lëvizja e

Partia Demokratike ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut.

Kërkesa e PD është regjistruar në gjykatë dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit “ishin rrugës” për në Gjykatë.

Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare dhe çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe i ka kaluar gjyqtares Blerina Muça.