TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshje të dendura shiu dhe bore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në 24 orët e fundit. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e thella varion deri në 40 cm. Në Kalanë e Dodës, Lurë dhe Selishtë bora ka kaluar 40 cm. Aksi nacional Peshkopi - Tiranë nga Burreli, kalimi është pa probleme.
Aksi Klos - Tiranë nga Rruga e Arbrit, kalimi bëhet me zinxhirë, në bay-pasin e Qafës së Murrizit.
Aksi Peshkopi - Kala e Dodës - Kukës ka mbi 40 cm borë, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Aksi Peshkopi - Draj Reç - Kukës kalimi me zinxhirë.
Aksi Ura e Çerenecit - Steblevë - Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.
Nuk ka patur probleme, ndërsa mungon energjia elektrike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë.