AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 22:34

“Nuk kam firmosur"/ Delegati denoncon Bardhin: Nuk mund të tallen me emrin tim ata që as më njohin

“Nuk kam firmosur"/ Delegati denoncon Bardhin: Nuk mund të

Kryetari i Grupseksioni nr.9 në Tiranë Ergin Kertoku ka denoncuar manipulimin me emrin e tij, sikur ai ka firmosur formularin për Kuvendin e datës 18 dhjetor të Lulzim Bashës. 

Në postimin e tij në Facebook, Kertoku ka theksuar se nuk ka firmosur absolutisht asnjë formular për Kongresin e datës 18.12. 2021 dhe nuk mund të tallen e të përdorin emrin e tij. 

Postimi në Facebook:

Nuk kam absolutisht asgjë kundër të nderuarës znj. Ina Zhupa, njëri nga zërat më me vlerë në PD dhe në politikën tonë.

Por në fund nuk kam firmosur absolutisht asnjë formular për Kongresin e datës 18.12. 2021.

Nuk mund të tallen e të përdorin emrin tim ata që as më njohin kush jam dhe i kanë vënë atë listë përpara. 

“Nuk kam firmosur"/ Delegati denoncon Bardhin: Nuk mund të