TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak orë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha, ku do të ndodhin ndryshime statutore dhe pritet të shkarkohet Lulzim Basha.
Raportohet se në telefonat e delegatëve të PD-së, kanë mbërritur mesazhe nga call centre anonimë, për t'i trembur dhe frikësuar ata, në mënyrë që të mos marrin pjesë në Kuvend.
Sipas Syri TV, mesazhi i dërguar në telefonat e delegatëve është ky: 'SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasojat për PD nëse ndjek një të shpallur non grata'.
Qartazi dikush po përdor SHBA-të dhe vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, për të shantazhuar dhe frikësuar demokratët, ndryshe nuk shpjegohet ky mesazh, i cili nuk ka qëllimet informuese, sepse deklaratat e Gabriel Escobar kanë qenë publike dhe janë pasqyruar në çdo media në Shqipëri.
Ja mesazhi që iu është dërguar delegatëve:
