TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp, pas publikimit të dëshmive të disa delegatëve të PD, të cilët deklarojnë se nuk kanë firmosur për Kuvendin e datës 18 dhjetor dhe se firmat e tyre janë manipuluar.
Në televizionin Syri TV, janë shfaqur në lidhje telefonike persona që kanë mohuar firmën për datën 18, pra Kuvendin e Bashës, madje disa prej tyre kanë thënë se do t'ju drejtohen prokurorisë për falsifikimin e firmave të tyre.
Bardhi sulmoi Syri TV, duke deklaruar se u shërben interesave personale të Berishës.
Sekretari i PD, u bëri thirrje në formë kërcënimi delegatëve, që të ndalin deklaratat e tyre, sepse "shpifja është vepër penale".
VIDEO: Deklarata e Gazment Bardhit