TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtyllë elektrike në anë të autostradës Tiranë-Durrës është thyer në mes, ndërsa kablli elektrik ka rënë mbi asfalt.
Mësohet se një makinë kishte ndaluar në afërsi të shtyllës, dhe më pas u përplas nga një tjetër makinë nga pas, duke goditur shtyllën, e cila pas disa minutash u këput, pasi ishte e amortizuar.
Raportohet se si pasojë, është krijuar trafik i rënduar në njërën anë të autostradës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e rrugës.