AKTUALITET, 15 Korrik 2022, 12:20

“Qëllimi është që çunat të legalizojnë paratë e krimit”, Berisha për amnistinë: Pasoja katastrofale

“Qëllimi është që çunat të

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është ndalur fillimisht te amnistia fiskale, të cilin e ka cilësuar si një akt me pasoja katastrofale për biznesin në Shqipëri.

Berisha: Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme. Për reputacionin e vendit, për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë që nuk ka shqiptar të ndershëm me punën shtesë që mund të bëjë të mund të sigurojë 2 milion euro kursime. Ka vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kundër kësaj.