TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një biznesmeni të pranishëm në tryezën për prezantimin e draftit për amnistinë fiskale.
“Do dëshiroja të lutesha të rishikoni edhe njëherë iniciativën tuaj për ndërtimin e Skavicës. Dibra nuk duhet të cenohet sepse është kështjella”, deklaroi biznesmeni.
Rama theksoi se janë marrë masa për të siguruar banesat dhe tokat në këtë zonë duke shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund këtij projekt.
“Kur ju kemi thamë atyre në Gramsh që hidrocentrali do sjellë bukuri dhe begati të re mendonin se flisnim për gjëra për të kaluar radhën. Skavica jo vetëm është garanci për sovranitetin energjetik të Shqipërisë që nuk e kemi sot. Ne rrezikojmë të katërtin vit radhazi me thatësirë ekstreme. Dhe duhet të eksportojmë energji. Skavica këtu është kyçi.
Ndërkohë për ato banesa dhe toka do të merren masa. Ka shumë dezinformim. Ka një pjesë që e pranojnë por ka një pjesë që do u dalë vesi me shpirtin. Nuk kemi çfarë u bëjmë atyre. Mos ki asnjë merak për Skavicën dhe Dibrën. Më e mira është përpara për Dibrën. Na ka dalë problemi me tunelin e Murrizit sepse ecim shumë ngadalë. Këto janë gjëra që nuk parashikohen. Por Dibra më të mirën e ka përpara”, tha Rama.