TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë.
Bëhet me dije se shuarja e masës është bërë për shkak se Voda ka shlyer dënimin.
Kujtojmë se Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit.
Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të./BW