TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama deklaroi se nga amnistia fiskale do të përjashtohen personat me të shkuar kriminale dhe pjesë e OFL-së.
Por ku e mbështet Berisha akuzën për amnistinë fiskale? Në konferencën me gazetarët, ish –kryeministri u shpreh se OFL-ja është lista që e çon vetë kryeministri Rama.
Berisha: Ai i ka vënë në krye të PS-së. Ai ka trafikantë, vrasës, njerëz që kanë qëlluar dhe plagosur të tjerët. A mund t’i besosh atij? Ai i quan burra të mirë ata. po ç’është OFL-ja. OFL-ja është lista që i jep Rama policisë për t’i prerë gjobën. Preku gjë OFL-ja pronat e klanit Xhafa? Unë mund të jap dhe shembuj të tjetër. Ajo nuk ka asnjë tjetër vetëm legalizimin e parave të tyre. Janë me qindra persona që janë arrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë të zbuluar. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. A ka mundësi që një person me punë të ndershëm të bëjë 2 milionë euro? Kurrë! Ky e ka vetëm me krimin. Është pa asnjë diskutim. Shkaku që nuk na i kanë hapur negociatat ka qenë krimi.
Nga ana tjetër kryeministri Rama në një konferencë për Amnistinë Fiskale, foli për qëllimet pozitive të këtij ligji. Kreu i qeverisë vlerësoi domosdoshmërinë e kësaj amnistie, teksa solli në vëmendje qarkullimin e parasë cash.