TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se askush nuk do ta ndalë atë të marrë fjalën dhe të denoncojë korrupsionin dhe krimet e qeverisë socialiste, edhe pse ka një orekstrim për ta penguar këtë gjë të ndodhë në Kuvend.
Gjatë një konference me mediat nga selia blu, Berisha sulmoi ashpër deputetët e Partisë Socialiste të cilët i cilësoi si një tufë skllevërish që zbatojnë çdo urdhër të kryetarit.
Ai shtoi se kjo situatë vjen si pasojë e heqjes së votës së lirë nga PS dhe theksoi se sa herë ndodhë kjo e majta kthehet në një organizatë terroriste si PPSH.
“Ai parlament është si repart i Partisë Socialiste, për mënyrën e drejtimit drejtohet çdo ditë duke shkelur rregullat në raport me Sali Berishën.
Mua s’do më pengojë asnjëherë dhe asgjë të përdorë atë sallë për të dënoincuar vjedhjet e tyre të papërmbajtshme. Lidhjet e tyre me krimin drogën dhe varfërimin e madh me çmimin të shqiptarëve. Edi Rama ndaloi votën në PS. Kur nuk votonte Partia Socialiste ka qenë një parti terroriste Është e faktuar me zë dhe figurë e pranuar me eksponentë të Partisë Socialiste. Aty ku nuk ka votë, hyn droga, krimi, korrupsioni dhe çdo gjë tjetër.
E kuptoni ju çfarë drame kombëtare është transferimi i PS. Me votë fitonte Fatos Nano. Normalisht mungesa e votës reflektohet dhe në parlament. Ata në parlament më duken një grup sklllevërish të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër”, tha Berisha.