TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka goditur tre raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, gjatë një operacioni të koduar “Bongu”.
Në pranga janë vënë katër persona, njëri prej të cilëve në momentin e ndalimit kishte thyer edhe masën e arrestit shtëpiak.
Policia bën me dije tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bongu”, goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, një rast i shpërndarjes së kokainës, në doza. Vihet në pranga 1 shtetas.
Goditen, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6., 2 raste të shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis në doza. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen dozat me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.
Në sheshin “Karl Topia”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në sheshin “Karl Topia”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 6., u bë kapja në flagrancë e shtetasve:
– R. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje;
– E. K., 18 vjeç, dhe J. Ç., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike, të ndara në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi J. Ç., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.