TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rama teksa ka inspektuar punimet ne një prej projekteve që aktualisht është në zbatim përfshin Sheshin Avni Rustemi, i pozicionuar vetëm 500 m larg sheshit kryesor të Tiranës, i ndërtuar në 1935 dhe që gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007, nuk ka munguar te beje dhe batuta.
Sheshi, i cili shërben si urë lidhëse e Pazarit të Ri me unazën e brendshme të Tiranës me anë të dy rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe rruga “Tefta Tashko-Koço”, përbën një zonë me rëndësi të madhe në zhvillimin e kryeqytetit, si një pikë kyçe atraktive.
Projekti për të cilin po punohet parashikon ndërtimin e parkimit nëntokësor me dy kate për 210 automjete dhe me rehabilitimin e fasadave përgjatë gjithë rrugës “Luigj Gurakuqi” duke krijuar një atmosferë tjetër që nxit bashkëveprimin midis komunitetit, e duke i dhënë më shumë hapësirë qytetarëve dhe turistëve.
Rama në mënyrë publike ka zgjedhur një mënyrë për të thënë se dhuratat që bizneset i bëjnë qytetit nuk janë vepra korruptive.
Ndërsa ishte në inspektim në sheshin Avni Rustemi në Tiranë ku po punohet për parkingjet nëntokësore, Rama thirri përfaqësuesin e firmës, ku i kërkoi afatet e vendosura për mbarimin e veprës (që duhet të mbarojë verën e ardhshme) por edhe për të bërë një dhuratë për qytetin.
Rama: Thuaj atij shefit që atë fasadën e madhe atje t’ja bëjë dhuratë qytetit dhe kur të vija dita pas 100 vitesh për në botën tjetër kur të thotë Shën Pjetri mirë fitove por ça, do thuash që ia dha qytetit, kështu thuaji.
Përfaqësuesi i firmës: “Atë të kuqen apo atë të bardhën?”
Rama: Jo jo, atë të madhen, se të kuqen e bëjmë vetë ne. atë pjesën aty do tia bësh dhuratë qytetit thuaj edhe kur të të vijë dita pas 100 vjetësh kur të shkosh në botën tjetër kur të të shohë Shën Pjetri dhe të thotë: ore mirë fitove por çfarë dhe, ti thuash që i dhashë edhe unë qytetit dicka. Kështu thuaj shefit!
Përfaqësuesi i firmës: Dakord!
Ky debat bëhet në kontekstin kur Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës është akuzuar nga SPAK se për disa biznesmenë ka kërkuar favore në këmbim të lejeve të ndërtimit. Vetë Veliaj ka pretenduar se janë punë publike fituar me procedura të rregullta ligjore.