AKTUALITET, 30 Maj 2025, 21:06

VIDEO/ Rama në Mynih për finalen e Champions League, youtuberi i famshmëm e takon në stadium: Kohë e gjatë pa u parë!

VIDEO/ Rama në Mynih për finalen e Champions League, youtuberi i

Finalja e Champions League mes Interit  dhe PSG-së ka ribashkuar pas disa kohësh kryeministrin Edi Rama dhe youtuberin e famshëm IShowSpeed. Speed teksa po shetiste në stadium u takua rastësisht me Ramën teksa nuk nguroi të shkonte dhe të takohej më të.

Youtuberi dukej shumë i entuziazmuar për takimin e radhës më Ramën teksa i tregoi se ka në plan të vizitojë sërish Shqipërinë. Rama në videon e shpërndarë duket i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho. Në krah të Ramës ishte edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka i cili u takua me Speed. Ata po ndjekin atë që njihet si UCL Festival- festimet para finales.

Duhet theksuar se biletat për finalen e Champions janë të kripura dhe variojnë deri mbi 32 mijë euro. Rama ndodhet në Gjermani që prej ditës së djeshme ku mori pjesë në një ndarje çmimi për presidenten e KE, Ursula von der Leyen.