AKTUALITET, 30 Maj 2025, 19:06

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD nxjerr videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar videon e deputetit të Partisë Socialiste, Luan Duzha, një ditë më parë teksa dilte nga Kuvendi dhe jepte intervistë për mediat.

Duke iu referuar fjalëve të Duzhës, – “ju e dini kush i blen votat në Elbasan”, – Logu thotë se deputeti i PS është një dëshmitar i gatshëm për SPAK.

Postimi i Marash Logut:

“Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

‘Ju e dini kush i blen votat në Elbasan’ – thotë deputeti i PS, Luan Duzha.”.