AKTUALITET, 30 Maj 2025, 20:48

Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, policia: Një punonjëse na telefonoi, kemi evakuuar klientët dhe stafin

Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në

Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në parkingun e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” në qendër të Tiranës.

Rreth orës 19:35, një punonjëse e hotelit njoftoi policinë për një telefonatë anonime ku informohej për vendosjen e një sasie eksplozivi në zonën e parkingut të hotelit.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore, të cilat rrethuan zonën dhe evakuuan të gjithë klientët dhe stafin për sigurinë e tyre.

Gjithashtu u njoftuan forcat xheniere për të kontrolluar dhe verifikuar praninë e ndonjë eksplozivi. Hetimet për këtë alarm vijojnë dhe policia premton informacion të mëtejshëm pas përfundimit të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.