TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanskioneve, KAS do të mbajë ditën e hënë, 2 qershor seancën për shqyrtimin e kërkesave ankimore të PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Në orën 13:00 do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Shkodrës, në orën 15:00 për qarkun e Kukësit dhe në orën 16:00 për qarkun e Lezhës. PD ka kërkuar kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në këto qarqe dhe anulimin e zgjedhjeve, me kërkesën për përsëritjen e tyre.
Rendi i dites per diten e HENE/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e hënë, datë 02.06.2025.
Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 44, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1312, datë 22.05.2025 - të KSHZ - "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku –Shkodër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.
Ora 15:00
Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore regjistruar me nr. 37 Regjistri, datë 23.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1309, datë 19.05.2025 - të KSHZ - "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Kukës. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Kukës”.
Ora 16:00
Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore regjistruar me nr. 46 Regjistri, datë 28.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1313, datë 23.05.2025 - të KSHZ - "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Lezhë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Lezhë”.