AKTUALITET, 30 Maj 2025, 20:29

Dëmtohet pllaka në nder të Ilaria Sulës/ Reagon Universiteti dhe babai: Po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara!

Dëmtohet pllaka në nder të Ilaria Sulës/ Reagon Universiteti

Në një klasë mësimi në Universitetin e Salentos, një shkrim i vendosu në një karrigë kushtuar Ilaria Sulës u dëmtua. Fjala “femminicidio” është fshirë nga tabela që i kushtohet të ndjerës. Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale i universitetit raportoi incidentin në një postim në mediat sociale, duke shprehur shqetësim dhe mosmiratim për atë që ndodhi në klasën e Studium 6.

Në shënim, e ngjitur në pjesën e pasme të karrikes së dedikuar Ilarias, shpjegohet: “Kjo karrike është e rezervuar për Ilaria Sulën, e vrarë nga një urryes e vrasës femrash. Edhe ajo duhet të kishte qenë në klasë sot.” Një fjali nga e cila fjala “femminicidio” është fshirë me një lëvizje stilolapsi të zi.

Një gjest i kritikuar ashpër nga vetë Departamenti i Universitetit, i cili deklaroi se ky gjest ofendon kujtimin e Ilaria Sulës dhe të gjitha viktimave të dhunës, dhe se bie në kundërshtim të thellë me vlerat e respektit, përfshirjes dhe përgjegjësisë civile që frymëzojnë aktivitetet e tyre.

"Ju kujtojmë se lufta kundër të gjitha formave të dhunës gjinore është për ne një angazhim konkret, jo vetëm teorik, dhe Departamenti – përmes të gjithë komponentëve të tij – do të vazhdojë të promovojë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë përmes iniciativave, studimeve dhe hapësirave për diskutim. DISUS rinovon angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe ndërtimin e një komuniteti universitar që është gjithnjë e më i vëmendshëm, mbështetës dhe i lirë nga të gjitha format e diskriminimit," thuhet në reagim.

Babai i Ilarias, Flamur Sula komentoi këtë veprim teksa theksoi se po ofendojnë kujtimin e Ilarias.

“Më vjen keq për Ilarian, po ofendojnë kujtimin e saj dhe të vajzave të tjera të vrara si ajo. Jam pa fjalë, për fat të keq në këtë botë ka edhe njerëz të tillë,” tha ai.