TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 48-vjeçar i identifikuar si Skënder Hoxha është arrestuar nga Policia e Krujës pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin Rranxë.
Blutë po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Njoftimi:
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.
Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.