AKTUALITET, 8 Janar 2022, 09:39

VIDEO/ Pasi kyçi selinë me dyer të blinduara, Basha mbyll edhe oborrin e PD-së

VIDEO/ Pasi kyçi selinë me dyer të blinduara, Basha mbyll edhe

Pak orë para protestës kombëtare të demokratëve përpara selisë së PD-së të thirrur në orën 12.00, që në orët e para të mëngjesit, administrata e PD-së ka nisur ta mbushë me makina oborrin përpara selisë së PD-së për të mos lënë hapësirë për grumbullimin e protestuesve që po vërshojnë nga i gjithë vendi.

Makinat janë të funksionarëve dhe punonjësve të selisë blu.

Makinat siç shihet në video, janë rreshtuar qëllimisht me synimin për të bllokuar çdo metër katror përpara godinës.

Kujtojmë se Basha. ka vendosur dyer të blinduara në godinën e PD-së, duke mos lejuar asnjë Deputet apo antar të saj të futet brenda.