AKTUALITET, 7 Janar 2022, 21:03

Aktiviteti i KPK-së u sponsorizua nga një biznes privat, reagon Petrit Vasili: Është rrënuar çdo etikë besueshmërie

Aktiviteti i KPK-së u sponsorizua nga një biznes privat, reagon Petrit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me analizën 4-vjeçare të KPK-së, aktivitet i cili u sponsorizua nga një biznes privat.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se vazhguesit ndërkombëtarë refuzuan të merrnin pjesë me arsyetimin si “jo etik”.

Sipas tij, pranimi nga ana e KPK-së për tu sponsorizua nga një biznes privat tregon rrënimin e besueshmërisë së këtij institucioni.

Reagimi i Petrit Vasilit

ONM e refuzon, ndersa KPK e pranon qylin, a e beson kush këtë Veting??

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sponsorizohet nga një biznes privat per te bere Analizen 4 vjecare te Vetingut ne nje ambient luksoz ne Vlore.

Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë refuzuar një sponsorim te tille: “si jo etik”.

Janë harxhuar dhe harxhohen pa kursim miliona euro, dollarë dhe miliarda leke per Vetingun.

Ndërsa po ky Veting pranon nje sponsorizim privat duke rrënuar cdo etike e besueshmëri sepse po vetë u ka kërkuar edhe qindarkat gjyqtareve dhe i ka larguar nga detyra.

Çfarë standardi do pranojnë këta ndërkombëtaret e Tiranës: atë te ONM apo ate Vetingut qylaxhi??