TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Partinë Demokratike rrallë ndodhin dorëheqje dhe largime vullnetare.
Por, në këtë parti, ka ndodhur një dorëheqje e rrallë. Roja i selisë, që e ka kryer këtë punë për 24 vjet, ka dhënë dorëheqjen.
Ky vendim i Pëllumb Matrakut, vjen para protestës së Sali Berishës në selinë e partisë, ku është paralajmëruar largimi i Lulzim Bashës dhe çlirimi i PD-së, godina e së cilës sot është blinduar dhe bunkerizuar në mënyrë të paprecedentë.
Matraku shkruan se nuk i pëlqejnë disa reagime të demokratëve dhe bën thirrje që demokratët të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën. I jam shumë mirënjohës.
Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, – shkruan roja, Pëllumb Matraku.
