AKTUALITET, 8 Janar 2022, 09:19

VIDEO/ "Qenke zgjuar herët shumë, vallen e Osman Takës do e kërcejmë më vonë”, Basha shkon në seli dhe mbush oborrin me makina

VIDEO/ "Qenke zgjuar herët shumë, vallen e Osman Takës do e

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është akuzuar shpesh nga kundërshtarët e tij politik se fle gjumë dhe zgjohet vonë, sot ka shkuar që në orët e para të mëngjesit në selinë e PD-së.

Por, para Bashës kanë mbërritur gazetarët të cilët Basha i ka përshëndetur me dy gishta, madje edhe duke bërë batuta .

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha njërit prej gazetarëve.

Por, ajo që bie në sy është se në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, për të penguar grumbullimin e protestuesëve të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Grupi për Rithemelimin e PD-së ,po parkohen makina të shumta.

 Mesa duket, përveç dyerve të siguruara me çelik, ky është hapi i radhës nga ana e Bashës për të penguar protestën e sotme të Demokratëve të lajmëruar për në orën 12.00.

Makinat siç shihet në video, janë rreshtuar qëllimisht me synimin për të bllokuar çdo metër katror përpara godinës.