TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personat që shihni në foto janë të arrestuarit e skandalit të publikimit të pagave të shqiptarëve. Bëhet fjalë për specialistin e IT Andi Agaraj si dhe Klodian Sota e Endi Ikonomi. Këta dy të fundit janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve.
Një nga personat e arrestuar është edhe Eni Qirjako*, specialiste IT.
Gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.
“Pista tjetër e hetimit për t’i shkuar deri në fund jo vetëm për personat që kanë poste shtetërore që kanë shfrytëzuar postin e tyre për ti marrë shfrytëzuar apo shitur por edhe për ata njerëz që kanë krijuar aksesin e pasjes së të dhënave”, tha prokurorja.
Organi i akuzës bën me dije se një specialiste e IT te Tatimet mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili ua shiti subjekteve private. Këta dy të arrestuar ishin punonjës të emëruar pranë AKSHI-t, por ndërkohë puna e tyre bazë ishte si specialistë IT-je tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas Imerajt, dy personat e arrestuar që janë punonjës zyrtarë i kanë shitur të dhënat e pagave tek “subjektet private që punonjnë në fushën e përmbarimit me agjenci të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera”.
*Shënim: Në këtë artikull, fotografia e shtetases Eni Qirjako është publikuar në mënyrë të gabuar, duke u ngatërruar me fotografinë, e një shtetase e cila jeton në Gjermani, me të njëjtin emër, por që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ngatërresa e fotos ka ndodhur për shkak se ajo është identifikuar në mënyrë të gabuar në dosjen e prokurorisë.