TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka akorduar titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" aktorit dhe regjisorit Vasjar Lami.
Meta shpreh mirënjohjen për emocionet që ka dhuruar me interpretimet artistike jo vetën në Shqipëri por edhe në trevat shqipfolëse.
‘Në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet roleve të veçanta e të suksesshme, që kanë mbetur të gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë, pata sot kënaqësinë t’i akordoj Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, aktorit dhe regjisorit të shquar, Vasjan Lami.
Mirënjohje për emocionet e veçanta që ka dhuruar me interpretimet e paharruara artistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqipfolëse’, shkruan Meta.