AKTUALITET, 8 Janar 2022, 08:37

Pak orë para protestës së Berishës, Lulzim Basha zgjohet herët dhe shkon në selinë e PD, zbulohet axhenda

Pak orë para protestës së Berishës, Lulzim Basha zgjohet

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, ndryshe nga zakonisht, e ka nisur ditën e tij në mëngjes, duke u zgjuar herët. 

Basha ka shkuar në zyrën e tij, që në orën 08:00. 

Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00. 

Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor, për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha dhe Grupi i Rithemelimit për PD-në do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare, ku është paralajmëruar nxjerrja e Bashës nga selia.