AKTUALITET, 8 Janar 2022, 10:14

VIDEO/ Pasi ka kthyer oborrin e Partisë Demokratike në parking makinash, Basha vendos foni në tarracë. Blindohet hyrja anësore

VIDEO/ Pasi ka kthyer oborrin e Partisë Demokratike në parking

Në pritje të protestës masive përpara selisë së Partisë Demokratike, shihen lëvizjet e para.

Në tarracën e selisë janë vendosur disa foni nga njerëzit e Bashës.

Ky i fundit ka mbërritur në mëngjes në seli dhe ka hyrë nga hyrja anësore.

Kjo hyrje është duke u ruajtur dhe mbikëqyrur.

Ndërkohë administrata e PD-së ka nisur ta mbushë me makina oborrin përpara selisë së PD-së për të mos lënë hapësirë për grumbullimin e protestuesve që po vërshojnë nga i gjithë vendi.

Makinat janë të funksionarëve dhe punonjësve të selisë blu.

Makinat siç shihet në video, janë rreshtuar qëllimisht me synimin për të bllokuar çdo metër katror përpara godinës.