TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit ku brenda një makine të djegur është gjetur edhe një trup i pajetë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër të Krrabës.
Në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.