AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 12:03

Rama reagon për herë të parë pas dënimit me burg të Saimir Tahirit

 

Rama reagon për herë të parë pas dënimit me burg
Foto ilustrim: Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, me 3 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Gjatë një konference për shtyp, e cila fokusohej tek çështjet e tensionit mes Ukrainës dhe Rusisë dhe rolin e Shqipërisë në OKB, Rama u pyet edhe për ish ministrin e bredshëm dhe vendimin e dhënë nga gjykata për të. 

Ai tha se nuk dëshiron të komentojë vendimet e gjykatave, por u shpreh se nuk pendohet për reformën në drejtësi. 

"Nuk komentoj vendimet e gjykatave.

E kam ditur cfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Njëqind herë po të kthehesha mbrapsht, do të bëja të njëjtën gjë.

Për çështje të tjera, do të kemi plot kohë dhe mundësi të tjera të flasim", tha Rama. 

Ky është reagimi i vetëm që ka bërë Rama pas dënimit të Tahirit, ndërkohë që nga mazhoranca socialiste nuk ka patur reagime për këtë vendim, përfshirë ish kolegë apo miq të Tahirit.