AKTUALITET, 4 Shkurt 2022, 23:09

Gjendet një makinë e djegur në Elbasan, dyshohet për një viktimë brenda

Gjendet një makinë e djegur në Elbasan, dyshohet për

Një person është gjetur i shkrumbuar brenda një makine në afërsi të zonë së quajtur “Kryqi”. 

Raportohet se viktima ka qenë në pjesën e pasme të automjetit tip “Pasat”, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të aksit Elbasan-Tiranë, pranë zonës së Krrabës.

Pritet ekspertiza që të përcaktojë atë që ka ndodhur.